Lufta Rusi-Ukrainë është përshkallëzuar së fundmi, sidomos pas njoftimeve të Putinit se ka aneksuar 4 rajone dhe duke e zyrtarizuar menjëherë këtë vendim.
Megjithatë, presidenti rus Vladimir Putin tha gjatë një takimi televiziv me mësuesit sot tha se Rusia gëzon një “respekt të madh” për popullin ukrainas, pavarësisht situatës aktuale.
Duke iu referuar katër rajoneve që aneksoi të premten, Putin tha se priste që situata të stabilizohej.
Ndërkohë këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podoliak tha më herët se çdo “objekt rus” në territoret e pushtuara ukrainase janë objektiva legjitime ushtarake dhe kundërsulmi i Ukrainës është pjesë e një lufte mbrojtëse.