Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi ka kujtuar sot përmes një statusi në rrjetet sociale Faik Konicën.
Në shkrimin e tij historiani e lidh drejtpërdrejt qytezën e Konicës me figurën e eruditit shqiptar Faik Konica ku thekson se “ishte e pamundur të mos ndjeje në ajër e si një frymë, eruiditin, kozmopolitin e njëherësh një nga etërit e shqiptarizmës.”
Ndër të tjera Koçi ka cituar edhe një pjesë nga shkrimtari i madh ku ky i fundit përshkruan shtëpinë në vendlindjen e tij dhe lidhjen me Ali Pashë Tepelenën.
Statusi i plotë
Ishte viti 2008 kur e vizitova për herë të parë Konicën, vendlindjen e Faik Konicës. Ishte e pamundur të mos ndjeje në ajër e si një frymë, eruiditin, kozmopolitin e njëherësh një nga etërit e shqiptarizmës.
Konica
======
Ky qytet,
shtrihet si gliko Leskoviku në pjatë
mes maleve me ngrica,
në hyrje te tij kish dale te me uronte mirëseardhjen
vetë Faik Konica.
Ja si shprehej Faik Konica për shtëpinë e tij në vendlindje. “ Shtëpi më shqiptare se imja nuk ka në gjithë Shqipërinë. Një shkrimtar frenk, duke folur për gjyshin e gjyshit tim, Zejnel Bej Konicën, e bija e të cilit ish e ëma e Ali Pashë Tepelenit, thotë: ‘Ky bej i Konicës ish një i fuqishmë bej shqiptar, i lidhur nga gjaku me më të parat shtëpi shqiptare të Toskërisë, e martesa e së bijës së tij, Hanko, me Veli Bej Tepelenin, i dha këtij forcë e madhësin’ e Ali Pashës.”