Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia këtë të enjte ish-deputetin Alqi Bllako të akuzuar për aferën e inceneratorëve.
Mësohet se gjykata vendosi caktimin e masës ‘Arrest shtëpie’ për Bllakon, i cili ishte pas hekurave pas akuzave për inceneratorin e Fierit.
Ish-deputeti socialist akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit. Bllako ishte zyrtari i dytë që u arrestua lidhur me aferën e inceneratorëve pas Lefter Kokës.