Barcelona u dëmtua qartë nga arbitrimi i Slavko Vinčić. Për Blaugranat, arbitri nuk dha një penallti të pastër pas prekjes me dorë nga Dumfries dhe anuloi një gol krejtësisht të rregullt të Pedrit që do të sillte barazimin e ndeshjes. Kështu, pas përfundimit të duelit, lojtarët e Xavi Hernández u inatosën dukshëm.
Si për vendimet e arbitrit, ashtu edhe për shpjegimet që arbitri jepte pas çdo veprimi. Me penalltinë e pastër prej duarve të Dumfries, ai ishte krejtësisht surreal.
Sipas gazetarit të 'Sky Sports', Guillem Balagué, lojtarët e Barçës e siguruan atë se arbitri dhe VAR-i kishin vendosur të mos jepnin penallti sepse kishin interpretuar se duart ishin të Ansu Fatit dhe jo të Dumfries.
Pamjet nuk lënë shumë dyshime, por për një arbitër dhe një video arbitrazh që, natyrisht, nuk e favorizuan aspak Barcelonën, ishte e padrejtë! Duart, natyrisht, i përkisnin lojtarit të Interit.