Indrit Dokle është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Dyshohet se Dokle është shoqëruar në Polici pasi po lëvizte me një person të shumëkërkuar dhe për këtë po merret në pyetje.
Kujtojmë se Dokle ka qenë më parë i dënuar me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh të kryera në kuadër të bandës së Durrësit.Gjatë kohës që ndodhej në qeli, Dokle mori një tjetër dënim, për trafik droge, pasi u provua se drejtonte nga qelia një grup të strukturuar kriminal.
Ai është liruar dy vite më parë.
Pasi shqyrtoi çështjen për disa muaj me radhë, gjykata urdhëroi lirimin nga qelitë e burgut të Fushë Krujës të të dënuarit me argumentin se ka kryer 3 të 4 e dënimit, e për faktin se kishte edhe sjellje të mirë në burg dhe disa rrethana të tjera specifike.