Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, ka folur lidhur me zgjedhjet lokale të vitit 2023, si dhe amnistinë fiskale.
Teksa u pyet nëse PS do të ketë bashkëpunim me parti tjera për zgjedhjet vendore të 2023-it, Balla tha se PS vite e fundit ka garuar e vetme.
“Partia Socialiste nuk ka diskutuar për koalicione dhe bashkëpunim në këtë mbledhje. PS në 2017 dhe në 2019 ka garuar e vetme, në këte aspekt ne e kemi qartësuar qëndrimin tonë”, tha Balla.
Po ashtu ai tha se do të miratojnë Aministinë Fiskale. Pavarësisht paralamërimeve të ndërkombëtarëve, Balla u shpreh se me anë të Këshillimit Kombëtar ka rezultar se 2/3 e popullit e mbështet këtë nismë.
“Ajo që besoj që duhet të kuptojmë është që në vlerësimin tonë, ne na rezulton nga Këshillimi Kombëtar se më shumë se 2/3 e mbështesin një nismë të tillë. Aministia Fiskale është një domosdoshmëri që shqipëria të kalojë në një fazë tjetër nga tranzicioni. Ajo që ne duam të bëjmë është duke përjashtuar ccdo të ardhur nga të veprimtaritë kriminale etj. Psh aministia në 2014 në Greqi ishte e domodoshme dhe është bërë! Ne do ta miratojmë aministinë fiskale dhe besoj se ccdo deputet duhet të kuptojë që kjo ëhstë një gjë e mirë për ekonominë dhe qytetarët. Unë mendoj se vendimmarrja në Kuvend, ka të bëjë dhe me vendimmarrjen për interesant e vendit.– tha kreu i grupit parlamentar.