Teksa zgjedhjet e 2023-shit po afrojnë, duket se PS-në nuk e tremb aspak aleanca e Sali Berishës me Ilir Metën.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, është shprehur i sigurt që nuk ndryshon asgjë, duke rikthyer në kujtesë vitin 2021.
“Në 2021 nuk ishin të gjithë bashkë? Bashkë ishin. Saliu, Ilir bashkë kanë qenë gjithmonë dhe kur Iliri ka qenë me ne. nuk i është ndarë kurrë shpirti nga Saliu. PS ka një aleancë me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që do të jenë boshti i aleancës sonë. Ne do ta ruajmë këtë aleancë. Një prej politikave që duan apo sduan kundërshtarët është një prje qëndrimeve më të njehsuara me atë që përfaqëson PS, politika për energjinë elektrike. Sot, cdo familje shqiptare, sheh që Shqipëria është ndër vendet e pakta, në mos i vetmi që nuk ka ndryshuar cmimin e energjisë elektrike për abonentët dhe familje që janë më në nevojë. Sot përfitojnë të gjithë. Mafton të shihni 6 marsin. Shpresoj që qytetarët e Shkodrës të kuptojnë që nuk ishte zgjehdja më e mirë”, tha Balla.