Kryeministri Edi Rama e ka nisur ndryshe ditën e njëherazi edhe javën.
Ai ka takuar ish-Presidentin Alfred Moisiu, dhe foton nga takimi e ka ndarë edhe në rrjetet e tij sociale. Në foto, duket që kryeministri Rama po dëgjon me shumë vëmendje këshillat e ish-kreut të Shtetit.
“Me Presidentin Moisiu, burim i pashtershëm urtësie”, shkruan Rama krah fotos, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e takimit.