Deputeti demokrat Gazment Bardhi, është shprehur pasditen e sotme se do të bisedojë me kolegun e Edi Paloka, për mundësinë e daljes në zgjedhjet lokale të PD me një kandidat të përbashkët. Bardhi u mandatua sot nga grupi Alibeaj, ndërsa Paloka përfaqëson grupin Berisha.
“Demokratët nuk pranojnë kushtet, duan bashkim të gjithë faktorit opozitar për të mundur Edi Ramën në zgjedhjet Lokale. Pastaj për modalitetet, ju lutem pak durim. Unë shkoj atje për të biseduar me një koleg të nderuar”, tha ai.
Më tej, ai tha se këto do të jenë bisedime dhe jo negociata për “të ndarë diçka”. Bardhi u shpreh qartë dhe për lidershipin e PD, kur tha se bisedimet nuk synojnë të gjejnë se kush është kryetari, ndaj kjo temë nuk do të diskutohet.
Pjesë nga deklarata e Gazment Bardhit:
Kolegët që më kanë mandatuar, për të biseduar, jo për të negociuar, nuk kemin gjë për të ndarë. Jemi për të bashkëbiseduar. Në dijeninë time, zoti Berisha ka caktuar zotin Paloka. Unë do kontaktoj, ai është një koleg i imi në grupi parlamentar.
Nuk do të negocioj me zotin Paloka, por do diskutoj që të kemi një kandidat të përbashkët. Nëse kemi një kandidat, shanset rriten për të fituar. Unë nuk bëj bisedimeve përpara kamerave, do bisedoj me zotin Paloka për të parë se cili është qëndrimi i kolegëve që përfaqëson ai. Unë do shpreh qëndrimin që do më mandatoj grupi im.
Demokratët nuk pranojnë kushtet, duan bashkim të gjithë faktorit opozitar për të mundur Edi Ramën në zgjedhjet Lokale. Pastaj për modalitetet, ju lutem pak durim. Unë shkoj atje për të biseduar me një koleg të nderuar. Çdo çështje tjetër është tentativë për të penguar bashkimin e demokratëve në zgjedhje.
Fakti është që Edi Rama ka një kandidat, opozita e gjitha bashkë duhet të ketë një kandidat që rivalizon kandidatin e Ramës. Unë jam mandatuar për të folur me kolegët e mi brenda PD.
Do bisedojmë për të parë çdo mundësi bashkëpunimi për zgjedhjet lokale, pas asnjë kusht, pa asnjë parakusht, për një hall të përbashkët. Dhe halli është si të mundim Edi Ramën. Këtë do e trajtojmë në një bisedë të hapur mes kolegëve. Do ulem i të shikojmë modalitetet sesi të bëhemi të gjithë bashkë për të mundur Edi Ramën në zgjedhjet lokale.
Qëndrimi ynë është i sinqertë. Kemi diskutuar hapur. Uroj që dhe qëndrimi i kolegut Paloka të jetë i sinqertë. Kështu fitojnë demokratët. Në këtë diskutim ne nuk zgjidhim dot kush është kryetari i PD dhe nuk do i hyjmë kësaj teme. E rëndësishme është që demokratët të jenë bashkë.