Shqiptarët i kanë dhënë shumë popullit grek, qoftë në aspektin ekonomik me forcë punëtore, qoftë dhe në ushtri.
Megjithatë, një gazetar grek i lidh problemet e ushtrisë së vendit fqinj, me faktin që ata dëgjojnë shqip gjatë stërvitjes.
“Ushtria greke ka rënë! Këngë shqiptare gjatë shërbimit në ushtrinë helene”, këto janë fjalët e gazetarit grek, Andreas Mountxouroulias, lidhur me një video që qarkullon në rrjetet sociale.
Në video duket një i ri me origjinë shqiptare, i cili këndon shqip, teksa është i veshur me uniformën e ushtrisë greke. Kjo duket se ka prekur frymën nacionaliste në gazetarit grek.
Sipas tij të kënduarit shqip gjatë shërbimit në ushtrinë greke është diçka e papranueshme, e për këtë arsye ai shkruan në Twitter se ushtria helene ka rënë.
Kujtojmë se në vitet e fundit një numër i konsiderueshëm shqiptarësh që kanë lindur dhe janë rritur në Greqi kanë marrë nënshtetësinë helene. Dhe kjo do të thotë se djemtë shqiptarë me nënshtetësi greke kanë shërbyer në ushtrinë helene, pasi ushtria është me detyrim në Greqi.