Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur në selinë e Partisë Demokratike, kryetarët e partive jo parlamentare.
Teksa po futej në seli, Berisha u pyet për negociatat që do të zhvillohen me grupin e Enklejd Alibeajt. Berisha tha se nuk kanë kushte, por është i hapur për bisedime.
Ndërsa theksoi se nuk do të pranojë as nga pala tjetër kushte, si edhe s’do të heqë dorë nga primaret.
“As kam kushte, as marr kushte. Mirëpres këdo që dëshiron të kandidojë të propozojë të debatojë. Hapje e plotë dhe totale. Nuk mund të tërhiqem nga primaret. Janë kushtet e ekzistencës së kësaj force. Nuk ka kërkuar njeri të tërhiqem nga primaret. Nuk ka kërkuar njeri të tërhiqet nga primaret”, tha Berisha.