Ndërtesa ku ndodhet konsullata gjermane në Kiev u godit ditën e sotme nga një sulm raketor rus, sipas një zëdhënësi të ministrisë së jashtme gjermane, citon agjencia e lajmeve Reuters.
Mirëpo, nuk ka vonuar përgjigja nga superfuqia evropiane.
Në një konferencë të qeverisë, zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes tha se Gjermania priste të dorëzojë një sistem të mbrojtjes ajrore në Ukrainë shumë shpejt dhe të dorëzojë tre të tjerë vitin e ardhshëm, pa dhënë afate të sakta kohore.
Ish-kryetari i Fondacionit Böll në Kiev, Sergei Sumlenny, postoi foto në Twitter dhe tha duke iu drejtuar kancelarit Olaf Scholz dhe Ministres së Jashtme Annalena Baerbock:
“Ndërtesa ku ndodhej zyra e vizave e ambasadës gjermane në Kiev u godit sot nga rusët. Ndoshta mund të dërgohen disa “Leopardë” për të kontrolluar situatën në terren?”