Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Turqi, ku pritet të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Takimi do të zhvillohet në kompleksin presidencial në Ankara.
Nuk dihet ende çfarë do të diskutohet midis dy liderëve.
Së fundmi, qeveria shqiptare ka njoftuar se do të blejë nga Turqia disa dronë luftarakë si dhe ka diskutuar me Turqinë mbi mundësinë e bashkëpunimit në disa fusha, kryesisht ato të prekura nga lufta në Ukrainë si energjia dhe ushqimi.