Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Klos. Mësohet se pas të shtënave me armë, një person ka mbetur i vdekur ndërsa disa të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy fiseve Mjeshtri dhe Hasula, të cilët kanë qenë më herët në përplasje të vazhdueshme me njeri-tjetrin. Viktima paraprakisht raportohet se është rreth 17 vjeçar, ndërsa dyshohet se dy të tjerë janë të plagosur.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj tragjedie.