Mbyllet dhe raundi i katër i ndeshjeve në grup të Champions League. Napoli mund sërish Ajax-in dhe vërteton formën e mirë momentale. Por i gjith fokusi kthehet diku tjetër, në Spanjë, aty ku Barcelona nuk arriti të mposhte Interin por përkundrazi i shpëtoi humbjes. U mbyll 3-3 sfida në Camp Nou dhe tani Interi duhet të marrë tre pikët ndaj Viktoria Plzen për të kaluar në raundin tjetër.
Ndjekim disa nga titujt kryesorë:
La Gazzetta dello Sport hapet me natën magjike në Champions League: “ Bërtitni për Interin”. Sfidë e ë mendurnë Barcelonë. Barella dhe Lautaro gola dhe asistime, Gosens zgjohet.
Është Napoli që zë faqen e parë në kolonat e Corriere dello Sport: “Napoli unik!”. Skuadra e Spallettit kalon në raundin tjetër me pikë të plota. Edhe Interi është afër kualifikimit dhe e bën Barçën të dridhet: tani mjaftojnë tre pikë ndaj Viktorias.
“Juve me shpinën pas murit” është titulli i torinezes Tuttosport. Pas shembjes ndaj Maccabi Haifës, shfaqet indiferenca e tifozëve. Agnelli shfaq zhgënjimin:” skuadra do të dalë nga kriza nga sot për derbin e së shtunës. Vetëm në fund të sezonit mund të kemi revolucion të mundshëm”.
Në Britaninë e Madhe, Mirror Sport ia kushton kopertinën rekordit të sulmuesit të Liverpool-it, të arritur në fitoren 7-1 kundër Rangers të Glasgow: “Mo fluturues”. Tre gola në gjashtë minuta… Super Salah shënon hat-trickun më të shpejtë në historinë e Champions League.
Në Spanjë, të gjitha mediat vendase janë të zhgënjyera me Barcelonën. AS hapet me titullin: Në prag të katastrofës. Barça nuk arrin të mposhtë Interin dhe tani është më pranë Europa Ligës sesa fazes tjetër të Championsit.
“Nokaut virtual” ka shkruar katalanasja Mundo Deportivo. Pas një loje të çmendur, Barça do të jetë sërish në Europa League nëse Interi mposht Viktoria Plzen në shtëpi.
Edhe Marca fokusohet tek i njëjti titull pothuajse: “Në prag të katastrofës çdo vit”. Nëse italianët mposhtin Viktoria Plzen, katalanasit do të jenë jashtë fazës së 16-të të Ligës së Kampionëve për të dytin vit radhazi.