Më 31 dhjetor të vitit 2022, Vladimir Putin mbush 23 vjet në pushtet, megjithatë lufta me Ukrainën e kanë zbehur dukshëm figurën e tij.
Humbjet e njëpasnjëshme, kanë sjellë si rrallëherë edhe kritika të forta publike nga ana e aleatëve të tij kryesorë, si lideri çeçen Ramzan Kadyrov dhe themeluesi i grupit mercenar rus, Wagner Group, Yevgeny Prigozhin.
Ndërkohë inteligjenca ukrainase ka aluduar sërish mbi mundësinë e ndodhjes së një grushti shteti brenda ushtrisë së tij.
Gazeta e pavarur ruse, Meduza, raportoi se njerëz brenda Kremlinit po diskutojnë privatisht një listë pasardhësish të mundshëm, në rast se Putini do të rrëzohet për shkak të luftës së dështuar në Ukrainë.
Si kandidatë të mundshëm përmenden zyrtarë të shquar të Kremlinit.
Mes emra janë ai i Dmitri Medvedev, ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Rusisë, aktualisht zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit.
Një tjetër emër është Sergej Kiriyenko. 60-vjeçari është zëvendësshefi i parë i kabinetit të Putin, dhe vlerësohet si nxitësi i karrierës së Putinit duke i dhënë këtij të fundit postin e lartë në agjencinë kryesore të sigurisë të Kremlinit, Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB).
Tani Kiriyenko është në krye të mbikëqyrjes dhe administrimit të aneksimit të rajoneve Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson të Ukrainës, një detyrë që e mori në një kohë që komuniteti ndërkombëtar i ka dënuar si të paligjshme referendumet e mbajtura në këto zona. “Ai është vazhdimisht në sytë publikut, dhe thotë atë që i pëlqen të dëgjojë presidenti Putin”- tha një burim i Kremlinit për Meduza-n.
Dmitry dhe Nikolai Patrushev
Dmitry Patrushev, Ministri rus i Bujqësisë, është djali i kreut të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev. Që të dy, babë e bir, janë përmendur si pasardhës të mundshëm të Putinit. Stephen Hall, lektor i politikës në Universitetin e Bath, shprehet për Neësëeek se e Kremlini ka folur prej kohësh për këto 2 figura.
Yevgeny Prigozhin. Prigozhin, themeluesi i wagner Group, ka bërë bujë në media javët e fundit për talljen publike ndaj ushtrisë së Putinit, pas një serie kundërofensivash të suksesshme të kryera nga Kievi në jug dhe verilindje të Ukrainës. Në përgjigje të vlerësimit të ekspertit ushtarak rus Oleg Zhdanov, se Prigozhin mund ta rrëzojë Putinin, Hall tha se ai mund të “lëvizë fijet në prapaskenë, si një mjeshtër kukullash”.
Pra Prigozhin mund të vendosë Medvedev si një president-kukull, ndërsa vetë të veprojë nga pas perdes. “Ai ka grupin e tij paraushtarak, Ëagner Group dhe ata janë si një shtet më vete. Natyrisht vetë ai e ka një problem. Kushtetuta ruse nuk mund të ndryshohet. Dhe ajo thotë se asnjë person me rekorde kriminale nuk mund të jetë president i Rusisë”- thotë Hall.