Miqësia e Erdoganit dhe Putinit, nuk është më asgjë e re për Perëndimin. Megjithatë, që Turqia mund të rreshtohej në luftë krah Rusisë, nuk na i kishte marrë mendja.
Sipas raportimeve të fundit nga agjencia e lajmeve NEXTA, pjesë e ushtrisë së Putinit tashmë janë bërë edhe mercenarë turq. Kjo media ka publikuar në faqen zyrtare në Twitter një video ku duken ushtarë të cilët mbajnë në veshje flamurin turk.
Duke u përballur me mungesa të shumta në ushtarë, rusët kanë rekrutuar mercenarë nga e gjithë bota përmes organizatës famëkeqe Wagner.
Në mes të muajit të kaluar, Yevgeny Prigozhin, kreu i këtij grupi u shfaq në video duke rekrutuar edhe të burgosur në burgjet ruse. Kritikave që mori për këtë taktikë ai u përgjigj se ata që nuk duan të dërgojnë të dënuarit të luftojnë në Ukrainë, duhet të dërgojnë fëmijët e tyre ushtarë.