Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, tek ‘Rruga e Kavajës’.
Drejtuesi i një motori, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një makinë. Pas aksidentit, ai është transportuar për në spital me ambulancë. Siç ka mësuar arkiva.fjala.al/, që ka siguruar edhe pamjet nga vendngjarja, gjendja duket e stabilizuar.
Policia ndodhet aktualisht në vendngjarje, për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
