Bota e artit është aq madhështore sa na bën të besojmë edhe gjërat më të pabesueshme.
Pak grim i vendosur në mënyrën e duhur, një krehje e çuditshme flokësh, një palë syze, dhe aktori futet brenda një personazhi të ri i cili fillon të marrë jetë.
Rasti i aktorit amerikan Marlon Brando në filmin “Godfather” në rolin e Vito Corleones, ka përdorur të tilla “truke” për tu futur në “eshtrat” e këtij personazhi.
Brando ka përdorur një protezë e cila ka mundësuar krijimin e nofullës si ajo e personazhit Vito Corleone ose ndryshe “Kumbari”.
Gazetari Roland Qafoku përmes një statusi në facebook ka publikuar këto foto shoqëruar me një status.
