Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim “thumbues” në Twitter ndaj kreut të sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, i cili është bërë i njohur së fundmi për publikun e gjerë nga fjalimet e tij në protestën e pedagogëve.
Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte!
— Edi Rama (@ediramaal) October 19, 2022
Rama shkruan se Kovaçi është i maskuar si sindikalist dhe nuk ka asnjë shans që të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte.
“Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte!”, shkruan Rama.
Kujtojmë se Sandër Kovaçi tha më herët në në News 24 se ka punuar në të kaluarën për SHIK.
Më tej ai tha se ndërpreu marrëdhënien e punës në SHISH për të ndjekur karrierën akademike.