Kreu i PD, Sali Berisha dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, janë përfshirë në një debat të ashpër në Kuvend.
Ky i fundit i ka ndërhyrë në fjalën e tij, teksa Berisha e quajti edhe “i pafytyrë”.
“Nëse ti i pafytyrë do ndërhysh në fjalën time, kjo s’bëhet kështu. Të kanë zgjedhë kryetare parlamenti, të të respektojnë kështu, ai bëhet kryetar parlamenti, nëse se bën dot ti detyrën të të shkarkojnë, po sa je aty të të respektojnë”, tha Berisha.