Një ngjarje e paprecedent është regjistruar në Itali, ku një 47-vjeçar shqiptar ka rrahur dhe kërcënuar dy policë.
Policët e ndaluan të ulej në shkallët “Scalinata di Trinità dei Monti” dhe të bënte foto. I irrituar ai ka nisur të ofendojë dy oficerë policie dhe të sulmojë një koleg të tyre që i kishte kërkuar dokumente.
Përfundimisht një 47-vjeçar shqiptar me nënshtetësi italiane u arrestua nga oficerët e policisë bashkiake pranë stacionit të metrosë në Piazza di Spagna, ku po hynte për t’i shpëtuar kontrollit, duke lënë pas gruan e tij.
Agjenti i Bashkisë është ka marrë ndihëm mjekësore dhe ka dalë nga spitali me prognozë disaditore, shkruan Corriere Della Sera.
47-vjeçari e ka kërcënuar edhe me vdekje pasi kolegët e agjentit i kishin kërkuar shqiptarit, banues në Quadraro, të mos ulej në shkallë pasi ishte e ndaluar sipas rregullores së policisë urbane.