Amou Haji, i konsideruar si njeriu më i pistë në botë është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare.
Sipas mediave shtetërore të Teheranit, burri iranian nuk ishte larë prej 67 vitesh pasi kishte frikë se sëmurej.
Për herë të parë pas rreth gjysmë shekulli pa bërë dush, ai u dërgua për t’u larë disa muaj më parë nga banorët e fshatit Dejgah, raportoi IRNA.

Në fillim të vitit të kaluar, “Daily Star” raportonte se disa mjekë që shkuan ta vizitonin për qëllime studimore të moshuarin, u shprehën se çuditërisht ai nuk kishte asnjë sëmundje serioze apo baktere të dëmshme, pavarësisht stilit të tij të jetës aspak higjienik.
Ekspertët shkuan për të gjetur parazitë të ndryshëm që mund të jetonin në trupin e të moshuarit, por u kthyen duarbosh:
“Besojmë se ai është i shëndetshëm pasi duke jetuar kështu, ka forcuar jashtëzakonisht imunitetin. Ka ngrënë mbeturina dhe pi ujë nga pellgjet në rrugë, por nuk ka asnjë sëmundje të rëndë apo virus”.