Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mbreshtan të Beratit, në ambientet e një guroreje.
Shtetasi me iniciale L.N., rreth 40 vjeç, banues në Kuçovë, dyshohet se duke riparuar një automjet tip fuoristradë, është dëmtuar fizikisht pasi automjeti ka lëvizur nga kriko.
Blutë bëjnë me dije se aktualisht ky person ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.