Ka nisur “Big Brother VIP Kosova”, ndërkohë që janë zbuluar dhe tre banorët e parë.
Pas prezantimit të reperit Getinjo dhe këngëtares Ana Kabashi, banori i tretë është Vivien Thano, një modele seksi nga Durrësi.
Gjatë klipit prezantues, Viven u shpreh: “Unë po hyj single në shtëpinë e Big Brother, megjithatë në qoftë se fati do jetë me mua do më eci”.
Ajo gjithashtu zbuloi se ka punuar më herët në Kosovë me shumë persona dhe kjo do ja bëj më të lehtë lojën.
Kujtojmë që pjesë e shtëpisë së famshme do të bëhen 14 banorë, të cilët do të luajnë për 200 mijë euro.