Analisti Milaim Zeka e ka cilësuar lajm shumë të gëzueshëm gjobitjen e Serbisë nga FIFA për shkak të vendosjes së flamurit me simbolike politike e të urrejtjes.
Në një intervistë për Euronews Albania, Zeka komentoi ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë ku protagonistë ishin 2 shqiptarët Xherdan Shaqiri dhe Taulant Xhaka.
Zeka tha se serbët përdorën një gjuhë tepër fyese ndaj Xhakës, ndaj reagimi i tij ishte më se e natyrshme pasi babai i tij ka vuajtur 6 vjet në burgjet serbe.