Kryepeshkopi i Canterbury-t kritikoi sot Suella Braverman për mohimin e “dinjitetit” të refugjatëve në sistemin “mizor” të azilit.
Justin Welby u rreshtua me peshkopë të tjerë për të goditur Sekretaren e Brendshëm, pasi ajo i quajti azilkërkuesit një “pushtim në bregdetin jugor” në tetor.
“Kur nuk arrijmë të sfidojmë retorikën e dëmshme se refugjatët janë shkaku i sëmundjeve të këtij vendi, se ata duhet të trajtohen si probleme dhe jo si njerëz, si pushtues që duhen trajtuar dhe penguar, ne mohojmë gjërat thelbësore si vlera dhe dinjiteti i bashkëqytetarëve tanë.” – tha ai.
Duke fajësuar si konservatorët ashtu edhe qeveritë e kaluara laburiste , ai shtoi: “Kur emigrantët mbërrijnë këtu, sistemi ynë është jashtëzakonisht i kotë – si në aspektin njerëzor ashtu edhe në atë financiar. Kontrolli është bërë mizori.”