Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar.
Mediat vendase raportojnë se aksidenti ka ndodhur në Teramo, ku ka ndërruar jetë 60-vjeçari, Agron Gjata.
Mësohet se 60-vjeçari po drejtonte një mjet tip “Nisan”, ku gjatë një tentative për të kryer një parakalim, është përplasur me një furgon.
Makina e tij është përmbysur disa herë, derisa është përplasur me mjetin tip “Fiat Punto”, të drejtuar nga 59-vjeçari italian, i identifikuar si Ascoli Piceno.
Shqiptari u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk arriti t’u bënte ballë plagëve të marra.
Nga ky aksident mbeti i plagosur edhe drejtuesi i mjetit “Fiat”.