Lotët e pushtuan Cristiano Ronaldon pas humbjes ndaj Marokut. 37-vjeçari portugez, pas “divorcit” me Manchester United pa edhe ëndrrën e tij të madhe për të fituar Kupën e Botës të shembej.
I eliminuar me Portugalinë e tij në çerekfinale, ish-lojtari i Juventusit (i cili e nisi nga pankina për herë të dytë) nuk mundi t’i mbante lotët teksa u largua nga fusha e stadiumit “Al Thumama” në Doha.
Një imazh prekës për dashamirët e futbollit dhe zemërthyes për fansat e tij, ai i CR7 që kaloi tunelin duke qarë për t’u kthyer në dhomat e zhveshjes. Një skenë e transmetuar nga televizionet në të gjithë botën.
Kjo skenë ka prekur edhe gazetaren e një programi televiziv, e cila shpërtheu në lot në TV “live”, siç shihet në një “screenshot” të publikuar në Twitter nga stafi i “RVCJ Sports” dhe që shumë shpejt u bë “virale”.
https://youtu.be/845XMnpWZXY