Pas rreth dy vite e gjysmë, është gjetur trupi i pajetë i 24-vjeçarit Klevis Lleshi.
Mediat me titra raportojnë se trupi i të riut u gjet i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.
Rrëshqitja dhe gërryeja e dheut si pasojë e erozionit kanë nxjerrë në pah trupin e pajetë dhe pas kryerjes së AND-së është vërtetuar se iu përket Klevis Lleshit.
Kujtojmë se Klevis Lleshi, me origjinë nga Burreli, ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej datës 5 gusht të 2020-ës.
Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi akuzohej se kishte kanosur me jetë një person që quhet Mariglen Hoti.
Por familjarët kishin denoncuar zhdukjen e tij dhe pas më shumë se dy vitesh e gjysmë u gjet trupi i pajetë.