Një termet i dytë më magnitudë 7.5 rihter ka goditur Ankaranë pak minuta më parë. Raportet ndërkombëtare thonë se bëhet fjalë për një goditje 7.7 rihter që ka ndodhur në orën 13.24 me orën e Turqisë.
I përditësuar më vonë, lëkundja e fortë ka qenë 7.5 rihter dhe është ndjerë në Turqinë Qendrore, në Ankara dhe Samsun. Më herët, gjatë natës tërmeti i parë ka rënë Turqinë Juglindore, pranë kufirit me Sirinë.
Disa minuta pas këtij tërmeti të dytë, më saktë 12 minuta më pas, një lëkundje e dytë me magnitudë 5.9 është regjistruar po në Turqinë Qendrore. Pra, në orën 13.36 me orën e Turqisë dhe 11.36 me orën e Shqipërisë.