Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka folur për mediat për përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.
Balla është shprehur se është marrë vendimi për zhvillimin e një mocioni me debat për çështjen McGonigal, por nuk specifikoi se kur dhe sa do të zgjasë.
Kreu i grupit bëri me dije se ky debat do të zhvillohet pasi është marrë parasysh kushti i vendosur nga PS për të tërhequr firmën e Sali Berishës.
“Në Konferencën e Kryetarëve i kam kërkuar shërbimeve të Kuvendit, është emergjencë që Kuvendi të organizojë një sërë trajnimesh për deputetët e opozitës, për t’i njohur ata me rregulloren e Kuvendit. Ka pasur konsensus për këtë çështje për të organizuar trajnime me deputetët e opozitës për mënyrën e formulimit të kërkesave.
Ditën e enjte, është zhvilluar diskutimi për një çështje me dy kërkesa. Ka pasur një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës dhe një kërkesë për mocion me debat.
Unë kam marrë fjalën dhe kam thënë që jemi të gatshëm që të zhvillojmë një mocion me debat dhe sot këtë gatishmëri e kemi shprehur në konferencën e kryetarë, ku u mor vendimi për zhvillimin e një mocioni me debat për çështjen e McGonigal.
Këtu dua të përshëndes deputetët që kanë plotësuar kushtin tonë që nëse është firma e Sali Berishës nuk pranohet dhe fakti që ata e kanë tërhequr në kërkesë firmën e tij, hap rrugën e zhvillimit të këtij debati, ” u shpreh Balla.