Rudina Ajazi shqiptare që jeton në Turqi tha në Euronews Albania se ditën e dytë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi jugun e Turqisë gjendja është edhe më e rëndë, pasi moti i acartë ka mbuluar me borë rrënojat.
Mes lotësh ajo tregoi se qytete të tëra ku jetonin qindra mijëra banorë janë rrafshuar pothuajse fare, dhe shpresat për të mbijetuar janë më të vogla pasi rrënojat ku gjendet ende shumë njerëz janë mbuluar nga bora.