Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar në rrjetin social “Facebook” projektin e ri në Kamëz, i cili do të përfshijë pedonalen e re, tre sheshe dhe parkun me hapësirat rekreative. Ai e konsideron këtë projekt, si një vlerë të shtuar për Kamzën.
“Mirëmëngjes dhe me projektin më të ri që po merr jetë në Valias, Kamëz, pranë zonës së re urbane të Rindërtimit, ku do të përfshihen pedonalja e re, tre sheshe, parku me hapësirat rekreative, si një tjetër vlerë e shtuar e Kamzës së Rilindur nën drejtimin pasionant të Rakip Sulit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.