Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, kjo falë depërtimit të Anticiklonit të Azoreve deri në europën qëndrore.
Ky depërtim i rrallë për periudhën që ndodhemi do të sjellë jo vetëm mot të qëndrueshëm, por gjithashtu rritje graduale të temperaturave kryesisht në vlerat e mesditës.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak raporton se kjo nodh për shkak të masave ajrore më të ngrohta.
Në këtë mënyrë, moti për të gjithë javën parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë kryesisht me drejtim nga kuadrati i veriut mesatare me shpejtësi 1-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës e fortë dhe shpejtësi deri në 10-14m/s