Elton Qyno
Gjashtë muaj pas zhdukjes pa adresë të biznesmenit Ervis Martinaj, prokuroria e Posaçme SPAK, ka sekuestruar 34 pasuri që dyshohet se posedoheshin prje tij apo familjarët. Vendimi për është marë pak ditë më parë, ndërsa oficerë të policisë dhe BKH-së, janë kanë kryer ekzekutimin në çdo pasuri, në qytetin e Tiranës, zonën e Rinasit, në Fushë-Kuqe, në Lezhë si dhe tek Drejtoria e Transportir Rrugor, pasi SPAK ka evidentuar disa automjete.
Mësohet se vendimi është motivuar në kuadër të veprës penale të “Grupit të Strukturuar Kriminal” që SPAK po heton Martinajn qysh prej muajit Maj të vitit 2021. Ai akuzohet si person që ka ofruar 500 mijë euro për vrasjen e kundërshtarit të tij, Endrit Dokle. Mes pasurive të bllokuara janë dhe disa kompani bastesh, si “Albania Baste Live”, “King Casino”, “Alba Telecommunication” etj. Këto pasuri sipas kërkesës së SPAK, dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e shtrirë në disa vite me rradhë. Kujtojmë që pjesa më e madhe u sekuestrua dhe nga prokuroria e Tiranës, pas ngjarjes së masakrës të datës 4 Tetor 2018 në Tiranë. Por pas analizës financiare dhe bilanceve të paraqitura janë liruar sërisht nga gjykata e Tiranës në vitin 2019. Që prej muajit Gusht 2021 Ervis Martinaj rezulton i zhdukur në rrethana të mistershme Ndërsa SPAK ka kryer disa kontrolle në Laçc, Fushë-Kuqe dhe në Tiranë me qëllim lokalizimin e biznesmenit të kazinove.
Nga ana tjetër dhe prokuroria e Laçit vijon hetimet për zhdukjen e tij, ndërsa në një dosje të dytë ka vendosur marjen të pandehur të Martinaj, për akuzën e “Heqjes së paligjshme të lirisë”. Kjo çështje ndodhet në gjykatën e Laçit, por është pezulluar për shkak të mungesës së dy personave të marë të pandehur Martinaj dhe Nikoll Buna.
Zbardhet lista e plotë të pasurive të sekuestruara të Ervis Martianjt.
1.Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj
2.50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” në emër të Ervis Martinaj
3.Aksionet e shoqërisë “MATI UNION” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
4.Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
5.Subjekti “Ervis Martinaj”
6.Shoqëria “REAL FENIX” ku aksionere është 100% Roberta Martinaj
7.Subjekti “Drenica Martinaj”
8.Subjekti “V.K”
9.Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
10.21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
11.Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj
12.Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj.
13.Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj.
14.Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj
15.Një automjet BMË, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj
16.Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj
17.Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj
18.Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë
19.Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
20.Arë me sip.7 000 m2 në Patok
21.Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2
22.Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2
23.Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2
24.Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
25.Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
26.Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
27.Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
28.Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
29.Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
30.Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
31.Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja
32.Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi
33.Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.
34.Llogari kursimi për fëmijë