Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka thirrur seancë plenare në orën 10:00, e dyta brenda javës, pas dështimit të asaj të së hënës, ku opozita nuk u lejua të flsite.
Njësoj si dhe më 13 shkurt, opozita ka njoftuar dhe për ditën e sotme protestë para Parlamentit.
Ndërkohë që nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm edhe sot kryeministri Edi Rama në Kuvend.
Opozita kërkon që të paraqitet në kuvend kryeministri dhe të japë shpjegime për lidhjet e tij me ish zyrtarin e arrestuar të FBI, Charles McGonigal.
Por komenti i parë mbi këtë protestë vjen nga deputeti socialist Toni Gogu, i cili ironizoi duke thënë se nuk ka kauzë.
“Cilën kauzë? Kush është kauza? Ndërsa bota po shpëton jetë, ata non gratat e gërmadha duan që të fusin nën gërmadha ata që kanë mbledhur sot”, theksoi ligjvënësi socialist, Toni Gogu
RENDI I DITËS
Në mbështetje të urdhrit nr. 10, datë 14.2.2023 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datës 2.2.2023 dhe 13.2.2023
(Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime.
(Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.10296, datë 8.7.2010, “Për menaxhimin financiar
dhe kontrollin””, të ndryshuar.
(Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1 të Kushtetutës, dhe nenet 55, 73-77 të Rregullores,
shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së
Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Finlandës, për eliminimin e tatimit të dyfishtë në
lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe parandalimin e shmangien e evazionit tatimor”.
(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të
Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim:absolute)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e
Njeriut
Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës
së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi), për financimin e
projektit “Furnizimi me ujë i qytetit të Durrësit””
(Në mbështetje të neneve 78, 83, pikat 1 e 2, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, dhe
nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
6. Projektligj “Për miratimin e kontratës shtesё pёr ndryshimin e kontratës sё koncesionit, ndërmjet
Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “SICPA Security
Solutions” S.A. e “SICPA Security Solutions Albania” sh.p.k., për projektimin, financimin,
dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe
monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave, miratuar me ligjin nr.10381, datë
24.2.2011.
(Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1 të Kushtetutës, dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores,
shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
7. Projektvendim për kërkesën “Për shkarkimin e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, zonjës Lindita Nikolla”. Raporti 1, Raporti 2
(Në mbështetje të nenit 75 të Kushtetutës, dhe nenit 114 pika 4 të Rregullores)
8. Projektvendim “Mbi propozimin për punonjësit me kohë jo të plotë pune pranë KQZ, për procesin e pilotimit të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 14 maj 2023”
(Në mbështetje të Ligjit 10019, datë 28.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
9. Projektvendim “Për ndryshime në strukturën organizative të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD). (Në mbështetje të Ligjit nr. 90/2012, datë 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e adminisratës shtetërore”, dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).