Është mbyllur pas më shumë se dy orësh protesta e opozitës para Parlamentit.
Pas kësaj, kreu i PD Sali Berisha u largua në drejtim të selisë blu.
Ndërkohë njëkohësisht me protestën u mbajt edhe seanca plenare e cila u shoqërua me tensione teksa deputetët e opozitës bllokuan foltoren.
Në seancë u vendos që mocioni me debat sa i takon çështjes McGonigal-Rama të zhvillohet më datë 2 mars. Fill pas kësaj Berisha paralajmëroi se nëse Rama nuk vjen në Kuvend, do të jenë ata që do ti shkojnë në Surrel.