Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u thirr dje në SPAK ku për më shumë se tre orë dha dëshminë e tij mbi hetimin për dosjen CEZ-DIA dhe dyshimin se Meta ka përfituar nga kjo aferë. Meta: “SPAK riaktivizohet sa herë Rilindja është në krizë. Nuk kam asnjë lidhje me marrëveshjen ÇEZ-DIA”.
Për herë të parë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thërritet në SPAK për të dhënë shpjegime për dosjen hetimore CEZ-DIA, nga privatizimi, deri tek largimi i kompanisë çeke të energjisë dhe “abuzimi” i pretenduar për mbledhjen e borxhit. Edhe pse doli i zhgënjyer, Meta në një komunikim për mediat foli për paraqitjen e tij në institucionin e drejtësisë. Ai u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA. “Janë me dhjetëra kallëzime të mia për çështje konkrete, për ligje me porosi për denoncimit e Kuvendit që u falsifikua firma. Sot kuptova që kishte të bënte me çështje Cez dhe Cez-Diaz. Kjo është stërpërsëritur dhe aktivizohet sa herë rilindja është në krizë. Por unë tregoj modelin tim në raport me transparencën dhe që duhet të tregojë çdo qytetar që ka përgjegjësi. Jam përgjigjur më shumë përgjegjësi si një deklarues që mund të ketë dijeni për rrethana të caktuara. Kam dhënë sqarime qëkur është rihapur kjo çështja në publik”-tha Meta. Në dosjen që prokuroria po heton Meta dyshohet se nëpërmjet personave të tjerë ka përfituar nga marreveshja e CEZ për mbledhjen e borxheve që vinin nga mospagimi I energjisë elektrike. Për këtë akuzë të publikuar fillimisht në media, por që kanë përfunduar edhe sit ë dhëna për hetimin e SPAK, Meta u shpreh se nuk kanë lidhje me të. “U përgënjeshtruan të gjitha mediat që kishin përfshirë me pa të drejtë emri e kryetarit të parlamentit në atë kohë, Ilir Meta sikur kishte përfituar. Ky është përgënjeshtrim i botuar në faqen e kryeministrisë me vetë bekimin e Endri Fugës. Mund të them ato gjera që i thash dhe atje dhe që janë thënë. Ilir Meta nuk ka lidhje me procesin e privatizimit të Cezit. Skam asnjë lidhje me marrëveshjesh Cez-DIA”, tha Meta, duke shtuar se: “Gjatë 4 muajve si ministër i ekonomisë që kam qenë, nga fundi i shtatorit deri në janar, CEZ jo vetëm që nuk ka përfituar nga qeveria, por kemi qenë në debate të vazhdueshme për mungesën e performancës së tyre dhe për shkak të situatës së investimeve. Në dhjetor, pasi ERE mori një vendim, institucion i pavarur, që varej nga Kuvendi, ku favorizohej CEZ, që të shiste energji më lirë CEZ, ministria e Ekonomisë e ka kundërshtuar këtë vendim të ERE-s. Drejtori i KESHI-t Engjëll Zeqo i ka kundërshtuar, përplasja ka qenë aq e fortë sa më pas ish-kryetari i ERE-s dha dorëheqje.”, tha ai. Ndër të tjera theksoi se kjo çështje kthehet në qendër të vëmendjes sa herë që ‘rilindja’ është në krizë. “S’mund të ftohem sot për asnjë akt timin, për asgjë që ka të bëjë me përmbushjen e funksionit zyrtar për atë periudhë. Po, padyshim u pyeta. Nëse drejtësia të kërkon të pyetesh, s’mund t’i shmangem. Ajo që mund t’ju them është se pa asnjë diskutim, nuk ekziston asnjë akt, asnjë dokument që Ilir Meta në çdo lloj detyre të ketë favorizuar”, u shpreh Meta. Kreu I PL-së është akuzuar vazhdimisht se ka përfituar miliona nga kjo aferë, sidomos me lidhjet me Kastriot Ismailajn, administrator i DIA dhe i dënuar më parë nga gjykata, por së fundmi një dëshmi e Elvis Matës, një ish drejtor në DIA dhe ish drejtues i LRI-së në vitin 2005. Për këtë të fundit Meta u shpreh se “është mashtrues”. Ndër të tjera kreu i PL-së pas daljes nga SPAK tha se: Pa asnjë diskutim, nuk ekziston asnjë akt, asnjë dokument që Ilir Meta në çdo lloj detyre të ketë favorizuar ndonjë kompani. Faktet tregojnë qartë se Ilir Meta ka mbrojtur vetëm interesin publik. Bashkëpunëtor dihet se kush është! Fuga. Ai bën portalet dhe ata bëjnë kallëzimet. Mund t’ju them se përgjigjen më të shkurtër e kam dhënë për këtë person, mashtrues, të përzënë nga LRI që në 2004-2005 (Matën). Kushdo që ka probleme me drejtësinë, mund të marr status. Është i autorizuar SPAK që ta përdorë përgjigjen time, gjithçka është mashtrim ordiner. Këtu janë mal dosjet dhe kallëzimet e bëra, edhe nga unë. Për miliarda euro që i kushtojnë qytetarëve shqiptarë dhe shumë të tjerëve dëme”, tha Meta.