Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës ka kallëzuar penalisht në SPAK drejtorin e këtij institucioni për Vlorën, ish-drejtorin dhe gjashtë zyrtarë të tjerë, me akuzën se kanë legalizuar një objekt në kundërshtim me ligjin.
Pas verifikimeve të kryera, janë evidentuar shkelje të rënda në dhënien e lejes së legalizimit dhe titullit të pronësisë në cënim të truallit të Komunitetit Mysliman, nga drejtuesit dhe zyrtarët e lartë të Drejtorisë Vendore të ASHK Vlorë.
Të kallëzuarit janë:
- Erdet Mandi, aktualisht Drejtor i ASHK-Vlorë
- Bilbil Aliaj, ish- Drejtor i ASHK Vlorë
- Renato Beshaj, ish-përgjegjës i sektorit të legalizimeve ASHK Vlorë
- Denis Metaj, ish- përgjegjës i sektorit hartografisë
- Dorjana Ferati, ish-përgjegjës i sektorit të çështjeve të pronësisë, aktualisht përgjegjëse e arshivë- protokollit ASHK Vlorë
- Anisa Golemi, specialiste ASHK Vlorë
- Bojkena Bani, ish-specialiste ASHK Vlorë
- Teuta Meço, specialiste ASHK Vlorë