Hyrja e Finlandës në NATO përfaqëson një përshkallëzim të ri, duke paraqitur një kërcënim për sigurinë e Rusisë. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Moska do të monitorojë nga afër lëvizjet e armëve dhe infrastrukturës ushtarake në territorin finlandez dhe do të njoftojë përgjigjen e saj “në kohën e duhur”, shtoi zëdhënësi.
“Nga sot, neni 5 i Traktatit të NATO-s që vendos parimin “të gjithë për një, një për të gjithë” do të zbatohet edhe “për Finlandën”, e cila zyrtarisht po i bashkohet aleancës. Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas mbërritjes së tij në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s.