Chelsea-Liverpool përballen këtë mbrëmje në orën 21:00 në kuadër të ndeshjes së prapambetur nga java e tetë e Premier League, sfidë e cila transmetohet ekskluzivisht në “SuperSport 3”.
“Blutë e Londrës” zhvillojnë kështu ndeshjen e parë pas shkarkimit të trajnerit Potter, ndërsa në krye të stolit këtë të martë është Bruno Saltor. Të dyja skuadrat vijnë nga rezultate negative dhe kërkojnë që kjo të jetë sfida e kthesës.
Sa i përket formacioneve zyrtare, kështu kanë zgjedhur të luajnë sonte Saltor dhe Jurgen Klopp.
Chelsea: Kepa; Cucurella, Koulibaly, Fofana; James, Enzo Fernández, Kanté, Kovacic, Chilwell; Havertz, João Félix
Liverpool: Alisson; Gomez, Konate, Matip, Tsimikas; Henderson, Fabinho, Jones; Firmino, Diogo Jota; Darwin Núñez