Jori Delli mori vëmendje të madhe me futjen në Big Brother, kjo edhe pas ngacmimeve që bënte herë pas here kundrejt Luizit.
Së fundmi në Instagramin e Jorit, e cila menaxhohet nga mikesha e saj është realizuar një pyetësor për ndjekësit. Një prej tyre ka pyetur nëse Jori dhe Luizi kanë pasur një lidhje më parë.
“A ka qënë Jori ish e dashura e Luizit?!”– pyeti dikush.
Mikesha e modeles hodhi poshtë të gjithë thashethemet.
“Jo, nuk njihen. Kur thanë që njihen e bënë për lojë për banorët”– ka thënë ajo.