Ministrja Frida Krifca ka suprizuar kryeministren italiane Giorgia Meloni me një dhuratë tejet të veçantë. Teksa ishte në Itali në panarin e verës, Krifca gjatë takimit me Melonin, i ka dhuruar kësaj të fundit një palë vëthë handmade, të punuara nga një vajzë e re shqiptare.
Këto vëthë kanë surprizuar Melonin e cila doli edhe nga ‘petku’ i politikanes. Siç shihet në video, Meloni i ka vendosur vëthët pa hezitim, ndërsa me shumë emocion dëgjohet të falënderoj të renë shqiptare për punimin duke i thënë “I adhuroj vëthët’.
Postimi i plotë:
Një moment i bukur nga takimi me Kryeministren Meloni, përshëndetja plot vlerësim për punën e dorës së një shqiptareje të re e kurajoze si Aurora, krijuese e punishtes Margjelo, hapur gjatë pandemisë, që zgjodhi ta lerë punën e ekonomistes dhe të kultivojë traditën e hershme të filigranit të Shkodrës.
Aurora, në punishten e vendosur në Vaun e Dejës, tek @margjelo_filigran.albania sheh një të ardhme të lidhur mes zejes dhe turizmit rural. Ka punësuar mjeshtre si Valbona me eksperiencën e 30 viteve në ish-artistiken e Shkodrës me qëllimin që të angazhojë të rinj që duan ta përftojnë këtë zanat e kulturë nga kjo eksperiencë e vyer.
Suksese më tej Aurora! Qeveria jonë përmes programeve të ndryshme të zhvillimit mbështet të rinjtë që punojnë me përkushtim e sjellin krenari për vendin me vizionin për ringjalljen e traditës, zejeve, vlerave qytetare e rurale duke sjellë autenticitet, identitet dhe përkatësi.