Donald Trump është deklaruar i pafajshëm për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit dhe komplot në një sallë gjyqi në Nju Jork këtë mbrëmje.
Ai u largua nga salla e gjyqit me një autokolonë të blinduar nga policia. Sipas asaj që është transmetuar në mediat e huaja, ish-presidenti është nën shoqërinë e masave të rrepta të sigurisë.
BBC raporton se në daljen e tij nga gjykata Trump nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Trump është bërë presidenti i parë aktual ose ish-presidenti që akuzohet për një krim – duke shënuar një kapitull të ri në historinë amerikane.
Trump është bërë presidenti i parë aktual ose ish-presidenti që akuzohet për një krim – duke shënuar një kapitull të ri në historinë amerikane.