Policia e Durrësit ka dhënë detajet e para nga të shtënat me armë në zonën e Katund Sukthit.
Blutë bëjnë me dije se shtetasi me iniciale R.T. ka qëlluar në mënyrë të pavullnetshme në tokë me kallashnikov.
30-vjeçari është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.
Nga informacionet paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar nga të shtënat me armë.
“Rreth orës 19:20, në Katund Sukth, shtetasi R. T. dyshohet se ka kryer qitje të pavullnetshme, në tokë, me armë zjarri kallashnikov, dhe më pas është larguar menjëherë.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, janë vënë në ndjekje të shtetasit R. T, 30 vjeç. Vijon kontrolli i zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.