Të dërguarit nga disa vende perëndimore u larguan nga një takim i Kombeve të Bashkuara të mërkurën, gjatë fjalimit të komisioneres ruse për të drejtat e fëmijëve, e cila kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.
Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi një urdhër arresti për Maria Lvova-Belova dhe presidentin rus Vladimir Putin në fillim të këtij muaji, të akuzuar për dëbimin e fëmijëve ukrainas.
“Ndërsa Rusia merr presidencën e Këshillit të Sigurimit, ne do të përdorim çdo mundësi për të kundërshtuar mundësinë e tyre për të përhapur dezinformata dhe për të përdorur pozicionin e tyre për qëllimet e tyre”, tha ambasadorja e SHBA-së në OKB.
Pra, është për këtë arsye sot që ne kemi kundërshtuar fjalimin e saj, një grua që është akuzuar për krime lufte, e cila është përfshirë në deportimin dhe largimin e fëmijëve nga shtëpitë e tyre në Rusi,” vazhdoi ajo.
Thomas-Greenfield shtoi se SHBA, ashtu si Britania e Madhe, kishin bllokuar transmetimin në internet të takimit.
Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Maltës dhe vendit tonë, u larguan nga salla e konferencave ndërsa Lvova-Belova po fliste, me të dërguarin e Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia që e përshkroi masën si “një demonstrim të qartë të indiferencës së tyre ndaj fatit të fëmijëve të Donbasi dhe fëmijët ukrainas.”