Nga T.P
Skamja o ti lum miku nuk është të mos duash, por është të mos kesh, e të mos kesh do të thotë që diku natyra te ka cënuar në formim fizik, e prej kesaj ti nuk mundesh. Por dhe ne te tilla forma njerezit që kanë pasur dëshirë, e kanë ndërtuar botën e tyre dhe pse ndoshta ajo botë nuk ka për të qenë kurrë maksimumi i forcës së njeriut. Kjo eshte e vetmja formë e arsyetushme dhe e pranueshme për pafuqi, të tjerat, të tjerat janë hic gje, vecse një gënjeshter e madhe, drejtuar mbi të gjitha vetes se jetes tënde.
Rreth vetes shohim cdo ditë njerëz që ankohen e përtypen a thua ti po i japin krahë problemeve të tyre, kur në fakt e vetmja mënyrë për t’i dhënë krahë problemeve, janë shpatullat e tua. Tërësisht dakort që gurët e jetës ndonjëherë rrëzohen e bijnë mbi njeri-tjetrin a ndoshta të fortët i sundojnë deri diku të dobtet, e të mëdhenj I gllabërojnë të vegjlit, por te vegjel janë vetem ata që dorëzohen, të vegjel janë vetem ata që nuk kanë, ata që nuk kanë forcë dhe dëshirë për të vetkrijuar botën e tyre.
Në raport suksesi, nuk mendoj se nga tre tentativa njera prej tyre do të jetë e sukseshme, por besoj fort se nga pese të tilla, njëra absolutisht nuk do të dështojë. Une besoj fort se njerëzit dështakë në jetë janë njerezit e dobët, pertac, frikacak, janë ata njerëz që gjithcka e shtynë për një të neserme e cila nuk vjen kurrë.
E kam thënë diku më heret, jeta nuk na serviret në një pjatë të argjendtë. Andaj, skamja me e madhe është s’kam ëndrra, as synime, as dëshira. Kjo është skamja më e madhe me të cilën përballet qënia njerezore.
Se, kur Zoti krijoi boten, krijoi mrekulli të gjithanshme, por më të madhin prej mrekullive të tij, e la për në fund dhe ai ishte njeriu. E ç’mund te ishte bota pa njeriun? Bukuria e oqeaneve te thella dhe e maleve te tejskajshme do te ishte hiçgjë pa forcen e njeriut për t’i sunduar. Liria e zogjve te qiellit dhe drita vezulluese e diellit do ta bënin botën një burg të errët dhe pa vlerë, asgje nuk do dukej, ku për kë?
E, ja pra, krahasimisht më të gjithë frymorët e tjerë, njeriun e lartësoi duke i dhënë mëndjen, logjikën, dijen. I dha më të cmuarën vlerë, dhe e la të lirë, të lirë për ta ndërtuar jetën. Jeta është cikel i paracaktuar në aspektin horizontal, por ne aspektin vertikal, ritmit, voluminoz, mbushet terësisht me mos pasjen e skamjes. Nuk ka nuk kam. Nese nuk ke ti për veteveten, askush nuk ka për ty. Nuk eshte mungesë ndjeshmërie, por është përgjegjësi individuale për të jetuar.
Një qënie pa motiv është një në miliona njerez që ëndërrojnë, synojnë, krijojnë dhe ndërtojnë, ndoshta jo më të mirën e botës, por më të mirën e tyre, që gjithashtu shërben ne përmirësim të gjithësisë. Gjithmonë e kam thënë dhe gjithmonë do e mendoj, nisu njeri, nisu prej vetes. Syno, krijo, ndërto, rrezohu dhe cohu përsëri. Nesë dorëzohesh humbet betejen tënde, bota do vijojë marshin e saj.
11:16
07.04.2023