Një sherr me thika mes të rinjve ka ndodhur ditën e sotme pranë poliklinikës së qytetit të Shkodrës. Për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Njëri prej të plagosurve raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas detajeve, sherri mes të rinjve ka ndodhur brenda një lokali në afërsi të poliklinikës në qendër të Shkodrës.
Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.