Një 43-vjeçar ka ekzekutuar me armë zjarri kunatën (bashkëshorten e vëllait) dhe më pas dyshohet të ketë vrarë edhe veten. Polica thotë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e krimit të rëndë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e zjarrit.
Raportohet se Roland Sinani ka vrarë kunatën (nusen e vëllait) Migena Sinani 37 vjeçe dhe më pas veten. Sipas ABC news, në momentin e ngjarjes i vëllai nuk ka qenë në banesën ku ka ndodhur krimi, pasi punonte si taksist.
Ai ishte i pa martuar dhe merrte mjekim pasi kishte probleme të shëndetit mendor.
Në banesë është sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë. Ata jetonin në një shtëpi, por burri i Migenës punon taksi dhe kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë në banesë. Në banesë po ashtu kanë qenë dy prindërit të cilët kanë qenë në gjumë sipas deklarimeve paraprake të tyre dhe nuk kanë parë gjë se si ka ndodhur ngjarja